Ukraina në errësirë, Rusia godet sistemin energjetik dhe rrjetin e furnizimit me ujë

0
Shpërndaje lajmin

Ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike janë ndërmarrë nga operatori i energjisë i Kievit pasi Rusia targeton  vazhdimisht rrjetin e energjisë elektrike të vendit.
Presidenca ukrainase bën me dije se më shumë se një milion familje ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse, një e treta e termocentraleve të vendit  janë  shkatërruar para dimrit.
Të dish se kur do të ikin dritat do të thotë që banorët në kryeqytetin ukrainas kanë nisur  të planifikojnë të përditshmen dhe  po përballen me shume guxim.
“Shtëpia jonë ka pasur ndërprerje të planifikuara për katër orë. Çfarë të bëjmë, duhet të blejmë qirinj, duhet të përgatitemi disi. Sepse ngjarjet e fundit e kanë bërë jetën pak të vështirë, por çfarë të bëjmë. Duhet të mbijetoj”, shprehet një qytetar.
“Unë mendoj se është e nevojshme që dyqanet, semaforët dhe tabelat të funksionojnë, duhet të kenë energji elektrike”, tregon një pensionit.
Ministri i Energjisë i Ukrainës thotë se sulmet ruse në rrjetin elektrik janë të koordinuara me sektorin energjetik të Rusisë.
“Nga pikëpamja e sistemit energjetik, bombardimet e sotme janë një plan veprimi për shkatërrimin e sistemit energjetik të Ukrainës, i cili i është dhënë ushtrisë për të kryer”, konfirmon ministri.
Sulmet në objektet energjetike të Ukrainës, erdhën pasi ura që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë kontinentale u shkatërrua pjesërisht.
LEXONI GJITHASHTU

Lufta e vërtetë me Kinën sapo ka filluar
Fjalët e Xi Jinping që thuajse e konfirmojnë luftën e ardhshme në Tajvan
Çfarë është ‘bomba e pistë’ për të cilën Rusia po akuzon Kievin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *