Ukraina ngre padi ndaj Rusisë në Hagë
Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Hagë.
Lajmi u bë me dije nga presidenti Zelensky i cili në faqen e tij zyrtare në Instagram shkroi se kërkojnë që Rusia të mbajë përgjegjësi për sulmet.
Sipas tij Putin po shtrembëron konceptin e gjenocidit për të justifikuar agresionin. Zelensky kërkoi nga gjykata që të caktojë një seancë dëgjimore javën e ardhshme dhe të urdhërojë ndërprerjen e armiqësisë në mënyrë të menjëhershme.
View this post on Instagram
A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)
LEXONI GJITHASHTU:
Të paktën 240 ukrainas të vrarë në 4 ditë luftime
Ukraina pretendon se ka vrarë 4300 ushtarë rusë
The post Ukraina ngre padi ndaj Rusisë në Hagë first appeared on Euronews Albania.