Ukraina paralajmëron kundërofensivë ndaj forcave ruse
Ukraina tha të premten se ushtria e saj do të nisë kundërofensivë në lindje të vendit – kundër forcave ruse.
Ky njoftim erdhi pasi Rusia aneksoi katër rajone ukrainase dhe i kërkoi ushtrisë së Kievit që t’i ndërpres luftimet.
“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë dhe rivendosjen e integritetit tonë territorial”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më 30 shtator se Kievi është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
Putin thirrje për pjesëmarrje në ‘operacionin special ushtarak” në Ukrainë