Ukraina rimerr qytetin pranë Kievit, thotë kryebashkiaku

Shpërndaje lajmin

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Bucha, afër kryeqytetit Kiev, ka thënë kryebashkiaku i tij.
“31 marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë si dita e çlirimit të tij nga forcat ruse”, tha kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një video të publikuar premten, e cila duket se është filmuar jashtë bashkisë së Bucha.
Këtë javë Rusia u zotua të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv në Ukrainën veriore.
Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar forcat ruse në një numër zonash pranë Kievit dhe më gjerë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rusia shpall armëpushim në Mariupol
Ukraina kërkon ‘status neutral’, veprimet e Rusisë
The post Ukraina rimerr qytetin pranë Kievit, thotë kryebashkiaku first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.