Ukraina, Rusia dhe Turqia takim me zyrtarët e OKB-së për eksportin e grurit
Delegacionet ushtarake nga Ukraina, Rusia dhe Turqia takohen sot me zyrtarët e OKB-së në Stamboll.
Ankaraja ka luajtur një rol kyç në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, fillimisht në përpjekje për të ndërmjetësuar paqen, por tani ata po përpiqen të ndërtojnë një korridor të mundshëm në Detin e Zi për të rifilluar eksportin e grurit nga Ukraina.
Ukraina është përpjekur të eksportojë mallra nga portet e saj të bllokuara ndërsa lufta është ndezur përgjatë bregdetit jugor.
Ajo gjithashtu akuzon Moskën për vjedhjen e grurit nga fermat të cilat ndodhen në zonat ku trupat pushtuese kanë marrë kontrollin. Kievi po kërkon që çështja e zhbllokimit të grurit ukrainas të zgjidhet nën kujdesin e OKB-së.
Një ide do të ishte që dërgesat të nisnin përgjatë korridoreve specifike mjete specifike do të drejtojnë anijet me grurë brenda dhe jashtë nëpër ujërat e minuara. Edhe nëse arrihet një marrëveshje, kompanitë e transportit do të kërkojnë më shumë siguri.
Bisedimet vijnë në një kohë kur në nivel global çmimet e ushqimeve po arrijë nivele rekord, pasi konflikti me furnizuesin më të madh në botë të drithërave, ka nxitur shqetësime për sigurinë ushqimore. Gruri dhe plehrat përbëjnë gati një të pestën e eksporteve të Ukrainës.
Të korrurat e ardhshme janë po ashtu në rrezik pasi për shkak të mungesës së shpërndarjes nuk ka hapësira të mjaftueshme për t’i ruajtur.
LEXONI GJITHASHTU
Blinken: Bllokimi i grurit ukrainas nga Rusia, ndikim në trazirat në Sri Lanka
Mbi 20 milionë tonë grurë i bllokuar, Ukraina kërkon rrugë të reja