Ukraina thotë se ka goditur një tjetër luftanije të Rusisë

0
Shpërndaje lajmin

Ukraina ka thënë se marina e saj ka goditur edhe një anije të flotës ruse në Detin e Zi.
Marina ukrainase e goditi anijen e shpëtimit Kommuna në qytetin e madh të Krimesë së okupuar, Sevastopol, tha zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, më 21 prill.
“Shkalla e dëmeve është duke u verifikuar”, tha Pletenchuk në Facebook.
Ndërkohë, Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në gadishullin ukrainas që Moska e uzurpoi më 2014, tha se është zmbrapsur një sulm “raketor” ndaj një luftanijeje ruse.
“Rënia e copëzave shkaktoi zjarr të vogël, i cili u shua shpejt”, tha Razvozhayev në Telegram.
Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 2022, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.
Shumica e anijeve të marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur në Novorusia.
Ukraina e sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese, dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të marinës së Rusisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rusia thotë se ka rrëzuar 50 dronë ukrainas
Ukraina: Situata në lindje është përkeqësuar në mënyrë në konsiderueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *