Ukrainasit mirëpriten zyrtarisht në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Ndërsa autoritetet federale dhe kantonale po diskutojnë “si të sigurojnë sa më mirë mbrojtjen e menjëhershme” të refugjatëve ukrainas, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po i bën të sapoardhurit të ndihen si në shtëpinë e tyre – në gjuhën e tyre, njofton albinfo.ch.
Një tabelë e re në ukrainisht në faqen e internetit të SEM po mirëpret refugjatët në Zvicër, duke u lidhur me një faqe që shpjegon (edhe në gjuhën ukrainase) procedurën dhe detaje të tjera të qëndrimit të tyre në vend.
Zvicra është zotuar të pranojë 5000 njerëz nga Ukraina, të cilët do të strehohen në qendrat federale të azilit ose shtëpi private. /Albinfo.ch
https://www.sem.admin.ch/sem/de/home/sem/medien/mm.msg-id-87501.html
https://www.sem.admin.ch/sem/fr/home/sem/aktuell/ukraine-hilfe.html

Leave a Reply

Your email address will not be published.