January 18, 2022

Ukrainë – Angli, UEFA bllokon shitjen e biletave për tifozët anglezë

Shpërndaje lajmin

UEFA ka bllokuar shitjen e biletave të çerekfinales së “Euro 2020” të gjithë tifozëve anglezë.

Departamenti i shëndetit i UEFA-së, ka bllokuar shitjen e biletave për tifozët anglezë në ndeshjen Anglia – Ukraina në “Stadio Olimpico”.

Në bazë të rregullores “Tickening Policy”, UEFA ka bllokuar blerjen e biletave nga Mbretëria e Bashkuar nga sot.

Gjithashtu edhe Minsitria e Shëndetësisë së Italisë ka bërë të ditur që tifozëve anglezë do t’iu kërkohet të karantinohën me të mbërrijtur në Romë.

Ukraina dhe Anglia do të përballen të shtunën në orën 21:00 në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”, por si duket “Tre Luanët” do të jenë pa përkrahjen e tifozëve./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *