Ulen çmimet e naftës në Maqedoni, çmimet e benzinës mbeten të njëjta

Shpërndaje lajmin

Çmimet me pakicë të EURODIZELIT (VV) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata ulen për 2,00 denarë për litër, dhe kështu çmimi me pakicë i EURODIZELIT (VV) është 83,50 denarë për litër, ndërsa Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 79,50 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të naftës M-1 NS nuk ndryshojnë dhe kështu çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 83,50 denarë për litër, i EUROSUPER BS-98 është 85,50 denarë. denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS është 56,130 denarë për kilogram.
“Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë Veriore ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,96 për qind në krahasim me vendimin e datës 31.03.2022”, thuhet në komunikatën e sotme nga KRRE.
Çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 95 – 83,50 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 98 – 85,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 83,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 79,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 56,130 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 0,957% ose për 10,250 $/ton te nafta ulje mesatarisht për 2,962% apo për 34,750 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ulje për 2,851% apo për 31,150 $/ton dhe te mazuti ulje mesatarisht për 1,510% apo për 10,750 $/ton, me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është kryer përshtatje përkatëse. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.