Ulen temperaturat/ Sinoptikanët paralajmërojnë ngrica dhe reshje dëbore

Share

Ditën e nesërme moti nis i vranët dhe prej mëngjesit drejt kthjellimit në zonat bregdetare dhe të ulta. Në mbrëmje sërish mot i vranët.

Në zonat malore moti mbetet me vranësira, ndërsa reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme deri në orët e para të mëngjesit e më tej ndërpriten në të gjithë vendin për tu rikthyer në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300m.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë nga verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë kryesisht në Jon. Gjithashtu do jenë të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -6°C deri në 1°C

zonat e ulta -1°C deri në 8°C

zonat bregdetare 1°C deri në 10°C./ CNA.al


Share

Komente