Ulet vala e infektimeve në Kinë  

0
Shpërndaje lajmin

Qyteti i Pekinit ka arritur një “imunitet të përkohshëm, tufë” dhe shpërthimit të rasteve Covid-19 po i vjen fundi, tha një zyrtar lokal, një shenjë se vala e paprecedentë e pandemisë në Kinë po merr fund.
Numri i rasteve u rrit pasi qeveria përfundoi papritmas politikën e saj “zero Covid” në dhjetor. Megjithatë, është e vështirë të jepet një vlerësim i saktë, pasi shifrat zyrtare pasqyrojnë vetëm një pjesë të vogël të numrit aktual të të sëmurëve dhe të të vdekurve.
Megjithatë, disa indikacione tregojnë se përhapja e sëmundjes po ngadalësohet. Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve nga sëmundja Covid-19 është ulur javën e kaluar me gati 80% krahasuar me fillimin e janarit.
Wang Quanyi, zëvendësdrejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Pekinit, u tha gazetarëve kinezë sot se kryeqyteti prej 22 milionë njerëzve kishte”arritur një imunitet të përkohshëm të tufës që e mbron atë”.
“Kjo valë infeksionesh tashmë e ka kaluar kulmin dhe tani po zbehet”, shtoi ai. Qyteti është “në fazën e infeksioneve sporadike” dhe virusi paraqet një “rrezik relativisht të ulët transmetimi”, vlerësoi ai.
Numri i njerëzve të pranuar në spitalet kryesore në Pekin me një sëmundje “si gripi” ra me 40% nga 23 janari në 29, krahasuar me një javë më parë, sipas gazetës Pekin News, duke cituar shifra zyrtare.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *