Ulja e taksës në 9%/ Basha tregon çfarë benefitesh sjell

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar me prezantimin e planit ekonomik, duke bërë të ditur se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë ulje të taksës nga 15 në 9%.

Përmes një statusi në rrjetin social, ku ka ndarë një video nga takimi me bizneset, Basha shprehte se është në dorën e tyre që investojnë dhe të prodhojnë më shumë, në mënyrë që të ketë më shumë vende të reja pune dhe pagesa më të larta.

“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. Shqiperia Fiton”, shkruan Basha./CNA.al


Share

Komente