October 21, 2021

“Unë ndeshem me boksierë të vërtetë, nuk e bëj për para”, Pacquiao “kunja” Mayweatherit

Shpërndaje lajmin

Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather janë ndeshur para disa vitesh me njëri-tjetrin, por polemikat dhe armiqësia mes tyre vazhdon. Së fundmi amerikani ishte ai që lëshoi deklarata kundër filipinasit.

Ai u shpreh se Pacquiao, tashmë 42 vjeç, qëndron në boks vetëm për para. Menjëherë ka ardhur përgjigja e këtij të fundit. Pacquiao shprehet se ai vazhdon në boks sepse ka pasion dhe nëse nuk do e kishte, do ndeshej me boksierë amatorë, duke ironizuar ndeshjen Mayweather-Logan Paul.

“Unë boksoj ende sepse e kam pasion. Më pëlqen të mund boksierë të pamposhtur dhe të përfaqësoj vendim tim, teksa e bëj atë. Po të ishte vetëm për para, do të kisha zgjedhur dikë tjetër dhe jo një boksier të vërtetë.

Po të ishte për para, përse do të përballesha më boksierë të pamposhtur? Nuk jam si çdo boksier tjetër. Unë dua ndeshje të vërteta, rivalë të vërtetë, sfida të vërteta ndaj më të mirëve. Gjithmonë kam qenë i tillë”, u shpreh Pacquiao. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *