Universitetet zvicerane ndërprenë shkëmbimet e studentëve me Rusinë

Shpërndaje lajmin

Rusia është bërë gjithnjë e më e izoluar në frontin ekonomik që nga pushtimi i Ukrainës. Tani sanksionet dhe bojkotet kanë arritur edhe në botën akademike, me një numër universitetesh zvicerane që ndërprenë shkëmbimet e studentëve me homologët e tyre rusë, njofton albinfo.ch.
Deri më tani këtë veprim e ka ndërmarrë Instituti Federal Politeknik i Cyrihut, si dhe universitetet e Bernës, Cyrihut, St. Gallenit dhe Friburgut.
Duke vepruar kështu, ata po ndjekin këshillat e organizatës së tyre ombrellë, Universitetet Zvicerane, e njohur edhe si Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Zvicerane, e cila rekomandon pezullimin e bashkëpunimit shkencor me Rusinë në zonat ku ekziston rreziku i mbështetjes së qeverisë ruse. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.