Universiteti i Vjenës ka bërë një kërkesë për leje për një test COVID-19, i cili siguron një rezultat në “më pak se pesë minuta”, shkruan the local.at, përcjell albinfo.at.
Shumë më shpejt se testet ekzistuese, procesi është gjithashtu më i saktë sesa opsionet më të shpejta të provave të disponueshme aktualisht – testet e antigjenit.
Ata që qëndrojnë pas testit thonë se ai mund të përdoret në ngjarje të mëdha, duke lejuar një diagnozë të saktë të të pranishmëve.
“Testet e mëparshme shpesh zgjasnin rreth dymbëdhjetë minuta. Kjo nuk tingëllon shumë, por nëse dua të provoj të gjithë në hyrje para një ngjarje të madhe, bëhet e vështirë. Me provën tonë, kjo mund të bëhet shumë më shpejt”, tha Prof. Peter Ertl, i cili kryeson Institutin për Teknologji Kimike dhe Analitikë.
“Ne tashmë e dimë që metoda funksionon mirë, prandaj ne kemi aplikuar tashmë për një leje”, shpjegon Ertl, përcjell tutje albinfo.at.