Universiteti i Tiranës i fundit në rajon, eksperti: Këmbanë alarmi për qeverinë

Shpërndaje lajmin

Eksperti i arsimit, Qemal Cejku e ka konsideruar një këmbanë alarmi për qeverinë studimin e “Ranking web of Universities”, e cila e rendiste Universitetin e Tiranës, si të fundit në rajon dhe në vendin e 3,786 nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës, për nga cilësia.
Për “Euronews Albania”, ai tha se kjo statistikë është e frikshme dhe vjen për shkak të reformave jo të duhura në arsimin e lartë.
“Është një këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare. Ligji i arsmit të lartë ishte një katastrofë që e parashikuan të gjithë, pedagogët, ekspertët por edhe publiku. Reforma në arsmin e lartë solli këtë statistikë të frikshme”, u shpreh Qejku.
Ai nënvizoi se tre pikat kryesore ku u bazua studimi, ishin kërkimet shkencore, aktivitetet dhe impakti që ka universiteti në pjesën publike.
LEXONI GJITHASHTU

Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *