UNMIK-u dënon në termat më të ashpër incidentin tragjik në veri
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit në veri të vendit ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos, të mbajnë përgjegjësi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” nga UNMIK, thuhet se Ziadeh ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e jetës së policit kosovar dhe ka dënuar ashpër këtë incident tragjik.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Tutje në reagim thuhet se UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.
SRSG Ziadeh expresses her deep sorrow & condolences for the loss of life of a Kosovo police officer & strongly condemns this tragic incident. She calls for the preparators to be held accountable, wishes the injured officers swift recovery& urges all parties to exercise restraint: pic.twitter.com/HEvEQc55LI
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) September 24, 2023