Ura e sigurt, por që konsiderohet si më e rrezikshmja më botë
Ura Eshima Ohashi, e njohur gjithashtu si “roller-coaster” prej ngjashmërisë me trenat e lartë në parqet e zbavitjes, konsiderohet si “më e rrezikshmja në botë” prej këndit të saj të lartë të harkimit.
Dizajni i saj me këndin e madh të animit shihet në të dyja anët teksa rrjeti India Times e kishte përfshirë me humor në 25 strukturat “më të rrezikshme” në botë, që mund të kaloheshin vetëm nga më të guximshmit.
Por, megjithëse ajo mund të duket shumë e pjerrët nga disa këndvështrime, në fakt është plotësisht brenda standardeve të sigurisë dhe integritetit strukturor, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Me gjithë pamjen e saj dramatike, ura Eshima Ohashi është krijuar për të mbajtur çdo peshë të përcaktuar dhe ka parmakë të fuqishëm mbrojtjeje.
Ajo u ndërtua për të zëvendësuar një urë ulëse-ngritëse që kalonte më parë liqenin Nakaumi. Por kjo e fundit shpesh krijonte ndalesa të trafikut prej 7-8 minutash që nuk lejonin kalimin e anijeve, ashtu si dhe të automjeteve në 14 tonë.
Por, me gjithë rritjen e kapacitetit të urës së re, rritja e vazhdueshme e volumit të trafikut ka sjellë nevojën e ndërtimit të një ure të re, shtojnë autoritetet vendase.
Eshima Ohashi është gjithashtu një atraksion turistik përveçse një pjesë domethënëse arkitekture, teksa ofron pamje spektakulare të liqeni dhe rrethinave të tij, madje është një kalim i preferuar nga çiklistët që stërviten në pjerrësinë e saj dhe dishezat e forta.
Çiklistët gjithashtu mund të shijojnë në majë të urës pamjet spektakulare të ishullit Daikon që ngrihet mbi liqenin Nakaumi si dhe të malit Daisen që shihet në distancë nga ura.