October 16, 2021

Urdhëroi uljen e avionit ku udhëtonte gazetari i opozitës, Blinken kritikon Bjellorusinë

Shpërndaje lajmin

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka kritikuar veprimin e Bjellorusisë për uljen e detyruar të një avioni Ryanair  dhe arrestimin e  gazetarit në bord, duke e cilësuar “akt tronditës” që rrezikonte jetën e qytetarëve të SHBA-së dhe të gjithë personave të tjerë në  bord.

Në një deklaratë, Blinken u zotua se SHBA do të merrte masa për veprimin e Bjellorusisë dhe bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të gazetarit Raman Protasevich, i cili sipas raporteve, u arrestua nga forcat e Sigurisë Bjelloruse pasi uljes së avionit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e tilla të  vazhdueshme të regjimit të Lukashenko dhe arrestimin arbitrar të gazetarëve. Ne qëndrojmë pranë popullit Bjellorus në aspiratat e tyre për një të ardhme të lirë, demokratike dhe me prosporitet dhe mbështesim thirrjen e tyre për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore , “tha Blinken.

Avioni nga Athina në Vilnius, Lituani, u detyrua të ulej në Minsk dhe besohet se Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko  urdhëroi personalisht një avion luftarak që të detyronte avionin që mbante rreth 170 pasagjerë të ulej.

Protasevich është përballuar me akuza për “nxitjen e urrejtjes” në një kanal  që është një burim i njohur i gazetarisë opozitare në vend dhe raporton rregullisht mbi abuzimet nga qeveria Bjelloruse. Bjellorusia nën udhëheqjen e Lukashenkos, një njeri i fortë që ka sunduar për 26 vite, ka kufizuar lirinë e shumë mediave të pavarura që kur shpërthyen protestat masive për rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Gjermania dhe Britania e Bashkuar gjithashtu kanë kritikuar veprimin e Bjellorusisë./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *