Ushqimet që nuk duhet të përmbajë mëngjesi juaj
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të jetë i pasur me vlera ushqyese.
Më poshtë po ju rendisim disa nga produktet që ju nuk duhet konsumoni në vaktin e mëngjesit.
– Proshuta dhe salsiçet: Ngrënia e mishit të përpunuar shoqërohet me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Qendra për kërkimet e kancerit botoi një listë me gjërat që janë të lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit dhe për këtë arsye duhet të shmangen, kurse nitratet nga mishi i përpunuar, mund të gjenden në krye të listës.
– Kos frutash pa yndyrë: Këto produkte kanë pushtuar tregun sepse përmbajnë vetëm rreth 100 kalori dhe mund të gjenden në një shumëllojshmëri të shijeve, por ato janë plot me ëmbëltues artificialë që janë të dëmshëm për trupin, shkruan gazeta Start. Gjithmonë është më mirë për të zgjedhur kos të thjeshtë me një përqindje të ulët të yndyrës.
– Drithërat e ëmbla: Disa drithëra janë plot karbohidrate dhe sheqer, kështu qëkur i konsumoni ato, sheqeri në gjakun tuaj papritmas ngrihet dhe pastaj bie në mënyrë drastike. Pasi që ndoshta nuk e preferoni këtë lloj të rënies së energjisë në fillim të ditës, është mirë për të shmangur mëngjesin me drithëra të ëmbël.