November 30, 2021

Ushtria reprezalje pas grushtit shteti, sudanezi: Janë kafshët, qëlluan pa paralajmërim

Shpërndaje lajmin

Forcat sudaneze të sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj dhjetëra mësuesve që po merrnin pjesë në protestat pro-demokracisë në kryeqytet.

Raportohet se shumë mësues janë ndaluar nga forcat e sigurisë. Demonstruesit kërkojnë që qeveria ushtarake të tërhiqet dhe të lejojë një tranzicion paqësor në sundimin civil.

Demonstratat po ndodhin ndërsa ndërmjetësit e Ligës Arabe mbërrijnë në Khartoum për bisedime në përpjekje për të zbutur krizën. Kryeministri Abdalla Hamdok, mbetet në arrest shtëpiak dhe po përballet me presionin e ushtrisë për të bashkëpunuar me ta, raporton BBC.

Muajin e kaluar, udhëheqësi i grushtit të shtetit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan arrestoi liderët civilë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Forcat e sigurisë patrullojnë rrugët kryesore duke mbajtur shkopinj dhe granata gazi lotsjellës.

Muhayed Faisal, një student 18-vjeçar, u qëllua dy herë në këmbë gjatë një proteste të fundit. “Unë u qëllova së bashku me nëntë të tjerë. Nuk kishte të shtëna paralajmëruese, ata thjesht filluan të qëllonin. Ushtria, ata janë si kafshët. Ndoshta kafshët janë më të mira”.

Tani ai ka bërë tre operacione në këmbën e djathtë. “Kauza jonë nuk ndryshon, ushtria nuk do të na sundojë” tha ai. Trazirat në Sudan vijojnë prej disa ditësh./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *