Ushtria ukrainase: Putin ka pësuar humbje, shkatërruam një anije të madhe ruse

Shpërndaje lajmin

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë deklaruar se arritën të shkatërronin një anije të madhe ruse të quajtur Saratov në qytetin port të okupuar të Berdyansk.
Një tjetër anije, Orsk, u shkatërrua gjithashtu dhe disa anije të tjera u dëmtuan, thanë zyrtarët ushtarakë, raporton BBC.
Në një konferencë më herët ushtria ukrainase pohoi se Rusia mbetet e fokusuar në pushtimin e Ukrainës jugore, në një përpjekje për të krijuar një “urë tokësore” në territorin e aneksuar të Krimesë.
Ata ende po përpiqen të kapin qytetet e Popasna, Rubizhne dhe Mariupol në jug, por deri më tani nuk kanë pasur asnjë sukses.
Në Sumy dhe Kharkiv, rusët po sulmojnë infrastrukturën civile, thuhet në raport, duke shtuar se disa forca ruse po tërhiqen pasi kanë pësuar humbje deri në 50%. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.