Ushtria zvicerane shqyrton opsionin për shërbim të detyrueshëm ushtarak për femra

Shpërndaje lajmin

Departamenti Federal i Mbrojtjes aktualisht po shqyrton katër opsione për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Njëra prej tyre është rekrutimi i detyrueshëm i grave, transmeton albinfo.ch.

Shoqëria Zvicerane e Oficerëve (SSO) është në favor të këtij opsioni.

“Tini më është koha që të dy gjinitë të kenë të njëjtat të drejta dhe detyra në ushtri”, tha kreu i SSO, Stefan Holenstein, për NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.

Përqindja e grave në ushtri aktualisht është 0.9 për qind, sipas SSO.

Njëkohësisht, një shoqatë e Gjenevës “Service Citoyen” planifikon të nisë një iniciativë më 1 gusht – festën kombëtare të Zvicrës – për të detyruar të gjithë burrat dhe gratë zvicerane të shërbejnë në ushtri ose në një organizatë policie. /Albnfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *