Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

0
Shpërndaje lajmin

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën akuza të panjohura.
Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, raportoi më 27 shtator se Hashemi u arrestua nga forcat e sigurisë në Teheranin lindor për “nxitje të trazirave”.
Para arrestimit, Hashemi kishte thënë se autoritetet i referohen protestave që kanë tronditur Republikën Islamike në 12 ditët e fundit si “trazira” dhe “kryengritje”, me qëllimin për t’i shtypur ato.
“Ajo që autoritetet duan të përcjellin është se këto nuk janë protesta, janë trazira, por në fakt janë protesta”, tha Hashemi në një audio regjistrim të siguruar nga Shërbimi Iranian i REL-it.
 
LEXONI GJITHASHTU:
Solidaritet me vajzën e vrarë për hixhabin, 75 viktima nga protestat në Iran
Sërish protesta për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, manifestimet kalojnë kufijtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *