April 19, 2021

Vajza shqiptare e zhdukur pa gjurmë në Greqi, hetuesit zbulojnë dyshimet e reja

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili.

Sipas medias greke, Vassilis Georgopoulos një hetues në fushën elektronike, ka studiuar adresën e saj të e-mailit dhe ka zbuluar se dikush i ka fshirë të dhënat.

Ai ka thënë, se pasi është autorizuar nga familja ka marrë telefonin, të cilin e kishte të lidhur me e-malin e saj dhe ka zbuluar se çdo e dhënë që mund të ishte e dobishme për hetimet ishte fshirë.

 

artemis vasili

“Familja, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemisa, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj. Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj, të gjitha të dhënat kanë qenë të rëndësishme për hetimet,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se proceduat e kërkimit duhet të fillojnë sa më shpejt.

“Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoritetet kompetent të policisë, sepse kanë kaluar pesë muaj që nga zhdukja dhe në gjashtë prej këtyre dosjeve po fshihen,”-ka thënë ai.

FOTO-EMRI/ Zhduket 19-vjeçarja shqiptare, apeli i policisë greke: Jeta e saj mund të jetë në rrezik - Ora News

Ndërkohë, mësohet se kërkimi për ta gjetur të renë nga Shqipëria po zhvillohen dhe nga grupe vullnetare.

“Vullnetarët do ndahen në tre grupe dhe do kërkojnë në disa pika referimi që mendohet se mund të shkonte. Edhe grupet e shpëtimit  vullnetarë të OFKATH do të marrin pjesë në operacion, si dhe Silver Alert, i cili do të kërkojë me një dron nga ajri për të pasur një pamje të plotë “, tha hetuesi privat, George Tsoukalis, por pa ndonjë informacion shtesë pas përfundimit të hulumtimit të tij.

Artemisa Vasili është zhdukur në 19 Tetor, ajo u largua nga shtëpia për të shkuar për një intervistë pune në Peania, por askush nuk e ka parë më prej asaj kohe. Autoritetet e policisë po kontrollojnë tërësisht çdo provë që misteri i zhdukjes të zgjidhet së shpejti.

 

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, flet Babai: Ja personi i fundit që...(FOTO) - Start News


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *