Vaksina anti-covid, 5 mijë mjekë dhe infermierë të parët, nuk është me detyrim

Share

5 mijë mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet Covid në Tiranë dhe rrethe, do të jenë të parët që do të kryejnë vaksinimin kundër Covid-19.

Injeksionet do të kryhen sipas një protokolli të caktuar në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare. Punonjësit e shëndetit publik po përgatisin infrastrukturën e nevojshme për fazën e parë të vaksinimit që pritet të fillojë në javën e tretë të janarit.

Vaksina nuk është e detyrueshme, por rekomandohet edhe për personat që e kanë kaluar koronavirusin. Specialistët e shëndetit publik japin sqarime në lidhje me vaksinën e Pfizerit dhe përmbajtjen e saj.

 “Është vërtetë shumë e pastër nga ana teknologjike, pasi nuk përmban virus. Nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Ka shumë fjalë që thonë që do të ndërhyjë te AND-ja. ARN-ja mesazhere në këtë vaksinë nuk ka akses te bërthama, ku ndodhet materiali ynë gjenetik. Gjithë procesin e kryen në citoplazëm dhe nuk lidhje me materialin gjenetik”, shprehet Erida Nelaj, përgjegjëse e menaxhimit të vaksinave në ISHP.

Sipas protokolleve, kompania Pfizer do të sjellë dozat e blerë nga qeveria shqiptare. Pas marrjes në dorëzim ato do të mbahen në kushte frigoriferike -80 gradë në ambjentet e QSUT dhe Institutit të Shëndetit Publik.

10 mijë dozat e para të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë brenda janarit, ndërsa në shkurt priten 30 mijë të tjera. Nga injeksioni i parë, doza e dytë anti-covid do të merret pas 21 ditësh.


Share

Komente