Vaksina anti-Covid/ Efektet anësore dhe benefitet

Share

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Disa pyetje qe na behen!

Në përgjithësi, para çdo lloj vaksinimi, ju nuk duhet të keni një infeksion në zhvillim, dhe sidomos të mos keni një temperaturë.

Sepse kur keni koronavirus, ose një infeksion tjetër, trupi juaj do të përpiqet të luftojë dhe do të krijojë antitrupa për të hequr qafe infeksionin.

Pra, nëse shtojmë një vaksinë, e cila gjithashtu do të prodhojë një reagim imunitar, trupi do të jetë në një lloj “stuhie imuniteti” që mund të shkaktojë shfaqjen e më shumë simptoma dhe efekte anësore.

Por, deri më tani, vaksina Covid-19 nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.

Kështu që ekspertet nuk e kane ne protokoll një test PCR para vaksinës, madje edhe duke e menduar se mund të jenë asimptomatike personat.

Thjesht duhet të jeni të sigurt se nuk keni ethe në atë kohë. Pra nqs keni temperature ne ate moment ose dhe 24 h para, prisni.

Ne protokolle gjithashtu, personi pyetet nese ka qene COVID pozitiv gjate 3 muajve te fundit. Nqs po vaksina do te shtyhet per nje etape te dyte.

Gjithashtu, nje person me hunde qe rrjedhin, nuk perben kundra indikacion per vaksinim..Pas vaksinimit personi survejohet gjate 15 deri 30 min.

Duhet thene se xhestet barrier dhe maskat do jene pergjate gjithe 2021, pavaresisht vaksinimit!

Beneficet e vaksinimit!

Falë vaksinimit, një person i vaksinuar me një vaksinë mARN ka 20 herë më pak të ngjarë të sëmuret se sa një person i pavaksinuar nëse është i ekspozuar ndaj virusit.

Ky është një efikasitet i shkëlqyeshëm për një vaksinë (efikasiteti i vaksinës 95%).

Ju filloni të mbroheni dy javë pas dozës së parë të vaksinës, mbrojtja maksimale do të merret pas dozës së 2-të të vaksinës.

Rezultatet tregojnë se kemi 20 raste të Covid-19 të vërejtura në popullatën e pavaksinuar, perkundrejt vetem 1 rasti Covid-19 në popullatën e vaksinuar./CNA.al


Share

Komente