Vaksina Biontech Pfizer duket se vepron edhe kundër varianteve të reja të virusit

Share

427306838 highres

Sipas një studimi të kryer nga prodhuesi amerikan i ilaçeve, Pfizer, vaksina e zhvilluar nga partnerët Biontech dhe Pfizer duket të jetë efektive edhe kundër varianteve të virusit të zbuluara në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, shkruan srf.ch.

Studimi që ka realizuar Pfizer dhe shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, tregon se vaksina ishte efektive në neutralizimin e virusit edhe në rastet kur ndryshohej e ashtuquajtura proteina spike, transmeton albinfo.ch.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, ditëve të fundit ka thënë se vaksinat janë konceptuar ashtu që të njohin pjesë të shumta të proteinave spike, duke e bërë të pamundur që një mutacion i vetëm të jetë i mjaftueshëm për t’i bllokuar ato.

Kryeshefi Shkencor i kompanisë Pfizer, Dr. Philip Dormitzer është shprehur se nëse virusi do të ndryshojë në atë masë sa të duhet të përshtatet vaksina – ashtu si rregullohen (përshtaten) të dhënat e gripit në shumicën e viteve – nuk do të ishte e vështirë të ndryshohej receta për vaksinën e kompanisë së tij dhe vaksinat tjera, të ngjashme.


Share

Komente