Vaksinat e përshpejtuara, strategjia e Zvicrës për vaksinim masiv

Shpërndaje lajmin

Në strategjinë e saj trefazore që qeveria Zvicerane ka ngritur për lehtësimin gradual të masave të mbetura të koronavirusit, e gjithë popullata e rritur do të ketë qasje në vaksinat, dhe të gjithë ata që duan të vaksinohen do të kenë marrë të paktën dozën e parë nga fundi i qershorit, thanë autoritetet.

Deri më 1 qershor 2021, 1.75 milion (20% e popullsisë) u vaksinuan plotësisht dhe 1.32 milion të tjerë (15% e popullsisë) u vaksinuan pjesërisht, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publike të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Për tre muaj Zvicra ka kaluar nga 6% në 36% të popullsisë të paktën pjesërisht të vaksinuar. Kjo përqindje ndryshon pak midis kantoneve.

Sidoqoftë, në Evropë, Zvicra vazhdon të ndjekë shumë kombe të tjera. Mesatarja e BE-së për një ose më shumë doza është 39% e popullsisë. Kombet si Mbretëria e Bashkuar (58%), Hungaria (54%), Gjermania (44%) dhe Belgjika (40%) janë mbi mesataren e BE-së. Austria (39%), Spanja (39%), Italia (38%) dhe Franca (38%) janë të gjitha afër mesatares së BE dhe të gjitha përpara Zvicrës.

Zvicra mund të arrijë imunitet kolektiv – kur 80 për qind e popullsisë është imunizuar plotësisht – më 8 tetor.

llogaritja nuk merr parasysh disponueshmërinë e ndryshueshme të vaksinave, shfaqjen e varianteve të reja të virusit, kundër të cilave vaksinat aktuale nuk do të ishin domosdoshmërisht efektive, ose numrin e njerëzve që janë imunë pasi të shërohen nga sëmundja. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *