Vaksinimi i personaliteteve, Rama ‘thumbon’ Metën nga “Air Albania”: Ti lëmë të vdesin, e tu japim dekorata pas vdekjes

Share

Përplasjet Presidencë maxhorancë kanë vijuar në lidhje me vaksinimin e personaliteteve të njohur para ‘personave të thjeshtë’. Kryeministri Rama ka thumbuar Presidentin Meta nga stadiumi ‘Air Albania’, duke e cilësuar si pseudo personalitet, që përhap tym krejtësisht të panevojshëm.

Rama thotë se “të gjithë këta persona që u vaksinuan sot janë në moshën mbi 80-vjeç dhe nisi me një numër mjaft simbolik”. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Siç e patë, sot kemi nisur me të moshuarit mbi 80-vjeç me një grup mbi 80 personash, ku janë pjesë të moshuar shumë të njohur dhe një pjesë tjetër të moshuar të sjellë nga mjekët e familjes.

Për sa i përket vaksinimit të personaliteteve, nëse bëjmë një llogari me dozat që kemi deri tani është një llogari tjetër me atë që mund të bëhet me dozat që do të vijnë.

Më vjen shumë keq që disa pseudo personalitete që kanë akses në media dhe portale, në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm. Sepse e para të gjithë këta persona që u vaksinuan sot janë në moshën mbi 80-vjeç dhe nisi me një numër mjaft simbolik.
Është një shenjë përkujdesje për këta njerëz, pasi nuk duhet të presim që të ndërrojnë jetë dhe më pas të mbajmë fjalime dhe dekorime siç bëhet në presidencë.

Nuk do të zbritet më poshtë pa përfunduar kjo kategori e moshës. Do të fillojmë me më të moshuarit dhe pastaj për të gjitha kategoritë me radhë. Do të përfundojmë vaksinimin e plotë të mjekëve dhe infermierëve dhe më pas do të bëjmë çdo gjë për të siguruar dhe dozat e tjera. Jemi besimplotë që do të arrijmë ambicien tonë të vaksinimit të plotë të popullsisë në 14 muaj”.


Share

Komente