Vala e të nxehtit, pjesërisht përgjegjëse për disa vdekje në Alpet zvicerane
Ka disa arsye pas këtyre statistikave tragjike, dhe njëra prej tyre janë temperaturat jashtëzakonisht të larta që kishin goditur Zvicrën për pjesën më të madhe të verës, përcjell albinfo.ch.
“Rritja e aksidenteve sigurisht që lidhet me faktin se vapa tërheq më shumë njerëz në male”, sipas Christian Andermatt, kreu i trajnimit në Swiss Alpine Club.
Kjo për shkak se temperaturat e larta rrisin probabilitetin e rënies së shkëmbinjve, të cilat nuk mund të parashikohen paraprakisht dhe për këtë arsye as të shmangen, theksoi ai.