Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku – i treti mbijeton
Të dielën, një ortek përfshiu dy turistë dhe si rrjedhojë të dy alpinistët humbën jetën. Një person tjetër arriti të shpëtonte dhe ishte në gjendje të lajmëronte shërbimet e shpëtimit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 kur tre alpinistë po ngjiteshin në faqen veriore drejt majës së Pigne d’Arolla. Për arsye të panjohura, një ortek shpërtheu dhe mori me vete dy nga tre turistët.
Punonjësit e alarmuar të shpëtimit kanë gjetur trupat e dy personave të vdekur pasi ata kishin rënë rreth 800 metra në thellësi.
Identifikimi zyrtar i dy viktimave është duke vazhduar. Prokuroria publike ka hapur një hetim. Përveç policisë kantonale, në veprim ishin edhe KWRO144 me qen kërkues dhe gjithsej 4 helikopterë nga Air-Glaciers dhe Air Zermatt.