December 8, 2021
Shpërndaje lajmin

Shtetet evropiane janë duke u përballur me një rritje të të infektuarve me COVID-19, çka po detyron autoritet të rikthejnë masat kufizuese. Frika shtohet edhe nga sezoni i festave.

Rreth 60% e njerëzve në Evropën Perëndimore janë plotësisht të imunizuar kundër COVID-19, ndërsa niveli i ulët i vaksinimit mbizotëron në Evropën Lindore.

Greqia ka hyrë në një valë të pestë të pandemisë. Mesatarisht numri i të infektuarve ka arritur në 6,710 raste në ditë, dhe spitalet po ndiejnë mbingarkesën. Mjekëve në klinikat private u është kërkuar ofrojnë shërbimet e tyre vullnetare në spitalet shtetërore.

Në Maqedoni të Veriu për të hyrë në ambiente publike duhet të kesh një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19. Mediat raportojnë se rreth 30 mijë doza të vaksinave AstraZeneca  janë gati të skadojnë. Ekspertët paralajmërojnë se ky shtet në javët e ardhshme mund të shkojë drejt një kulmi të madh infektimesh.

Në Serbi, shkalla e qytetarëve të vaksinuar plotësisht është ngadalësuar ndjeshëm nga maji dhe mbetet në 43%. Vendi prej gati 7 milionë banorësh ka mesatarisht të paktën pesë mijë raste në ditë. Qeveria u përgjigj duke rikthyer disa kufizime në bare, kafene, restorante dhe ambiente të tjera të mbyllura pas orës 22:00.

Italia ka shtrënguar rregullat, duke e bërë të detyrueshme certifikatën e vaksinimit në një përpjekje për të ngadalësuar shkallën e infeksionit përpara sezonit të festave. Trenat mund të ndalen në rast se ndonjë nga pasagjerët ka simptoma të coronavirusit, ndërkohë që të gjithë shoferët e taksive duhet të kenë një leje të vlefshme kundër COVID-19.

Vala e katërt e COVID-19 po godet Gjermaninë me “fuqi të plotë”, tha Angela Merkel që e përshkroi situatën “dramatike”. Kancelarja apeloi për vaksinim. Për shkak të rritjes së të infektuarve autoritet kanë vendosur të mbyllin tregjet e Krishtlindjes.

Austria, Çekia, Sllovakia po ndjekin një tjetër politikë, ato kanë vendosur të izolojnë personat e pa vaksinuar duke mos i lejuar në bare restorante. Në Belgjikë janë rikthyer maskat  në ambientet publike dhe në transport.

Ashtu si Bullgaria, Rumania e Ukraina janë ndër shtetet të cilat kanë një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave e thuajse janë të gjunjëzuara nga situata epidemiologjike./Euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *