Valentina i jep mesazhin e fundit Saimirit, merr dhe vendim drastik

Share

Në puntatën e fundit të “Love Story”, Valentina vendosi të largohej, duke i surprizuar të gjithë.

“Erdha me shumë dëshirë për ta njohur Saimirin, por nuk ka sens të rri këtu kur dashuri nuk po ndjej. Nuk ndihem mirë kur shoh që Saimiri puth vajza të tjera sepse më duket mungesë respekti ndaj meje. Kështu që kam zgjedhur të largohem nga programi sepse mendoj që nuk i përshtatem Saimirit”, deklaroi ajo.

Së fundmi, në “Daily Love Story”, Valentina i ka uruar shumë suksese Saimirit, duke uruar që të gjejë dashurinë e vërtetë.

“Takimi ishte shumë i bukur, ia kaluam shumë mirë, ishte i veçantë dhe nuk do ta harroj kurrë. Çdo gjë shkoi shumë mirë. Saimiri shpresoj të ketë sukses, të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të jetë i lumtur”, tha vajza.


Share

Komente