Valon Murati thotë se partia e tij nuk merr pjesë në zgjedhje, janë për ripërcaktim të kufinjve

Share

Lëvizja për Bashkim ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar 

Në vendimin e LB-së thuhet se dallimet politike janë të mëdha dhe se nuk do të garojnë në zgjedhje, ani pse kishin oferta nga partitë e tjera.

Kreu i partisë, Valon Murati  ka thënë për Indeksonline se të gjitha partitë janë për status quo, ndërsa LB-ja është për përcaktim te kufijve.

“LB-ja nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Në koalicione nuk hyjmë përkundër ofertave që kemi pas. Dallimet politike janë të mëdha. Zgjidhja e probleme me Serbinë është qenësore për Kosovën. Të gjitha partitë e tjera janë për status quo apo asociacion. LB është për ripërcaktim të kufijve. Për shkak të mashtrimit të madh, populist që i kanë bërë popullit të gjitha partitë rreth kësaj çështjeje, konsiderojmë se është ngushtuar jashtëzakonisht shumë hapësira për të dalë të suksesshëm në këto zgjedhje si të vetëm.

Kështu që qëndrimi i LB-së që të vazhdojë punën në forcimin e opsionit të saj për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb. Bindja jonë e palëkundshme është se kësaj ideje do t’i vije koha për shkak se nuk zgjidhje tjetër për problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Valon Murati.


Share

Komente