Valon Syla nuk po i “ndahet” mergimtareve/ Vjen me goditje edhe me te madhe kesaj here: ”Shqiptarët po ndërtojnë xhamia në Zvicër”

Shpërndaje lajmin

Gazetari Valon Syla dhe analsiti Bleron Baraliu janë përplasur në emisionin Pressing në T7 lidhur me rolin e mërgatës shqiptare.
Syla tha se shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut duhet të quhen mërgimtarë dhe se definicioni “diasporë” përdoret gabimisht.
Ai po ashtu tha se mërgimtarët që kanë ikur para dhe gjatë viteve 90-ta janë një grup tjetër më i theksuar që kanë pasur ndikim më të madh në rrugëtimin politik në Kosovë se sa ata që janë larguar pas vitit 2000, të cilët Syla thotë se nuk janë patriot por vetëm persona që kanë kërkuar jetë më të mirë për vete.
Debati lindi në momentin kur Syla tha se shqiptarët në Zvicër ndërtojnë xhamia më shumë se sa kombësitë tjera. Ai shtoi se disa prej këtyre xhamive kanë qenë vende ku ka lindur terrorizmi.
Këto reagoi Baraliu i cili tha se analiza e tij nuk është e saktë.
“Këtë mund ta thotë një armik i shqiptarëve por nuk e prita nga ti.
Kjo është injorancë. Shqiptarët kanë përkatësi të ndryshme fetare. Vetë të gjithë afërmit e mi e dinë se çfarë përkatësie fetare kam unë për vete.
Shqiptarët ndërtojnë xhamia në mërgim unë nuk e kam problem.
Janë më shumë dhe ndoshta janë edhe të vetmit myslimanë në atë vend e prandaj e ndërtojnë.
Analiza jote është e përgjithësuar dhe nuk ka studim”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.