Varhelyi: Ballkani të heqë dorë nga mosmarrëveshjet e vjetra që të përfitojë nga BE

0
Shpërndaje lajmin

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për këtë rajon, po mbahet në Kotor të Malit të Zi.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, dhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, po ashtu po marrin pjesë në samitin, pritës i të cilit është kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç.
Në fjalën e mbajtur në Samit, Varhelyi tha se Komisioni i ri evropian duhet të ketë si kryefjalë të vetën zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, për të çuar në rrugën e duhur atë që është bërë në gjithë këto vite në rajon.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që rajoni të mos vazhdojë të merret me mosmarrëveshjet e vjetra, pasi kjo do t’i pengojë që të përfitojnë nga plani zhvillimor që BE ka për rajonin.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *