Varianti i ri i Covid afër Shqipërisë, regjistrohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

Share

Një variant i ri i COVID-19 është shfaqur në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar rastin e parë me koronavirusin e ri.

Ditën e sotme, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar për mediat se varianti që është zbuluar në vend nuk është identik me atë në Britaninë e Madhe, por i ngjashëm.

Ndër të tjera ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dh Zvicër. Sipas tij, që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë deklaroi: “Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër”.


Share

Komente