Vasili: E zvarrisin komisionin për “Sterilizimin”, që të fitojnë kohë…

0
Shpërndaje lajmin

Deputeti Petrit Vasili, në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar komisionet hetimore për sterilizimin.
Ai theksoi se ky komision u mbajt peng për muaj me radhë ndërsa theksoi se mazhoranca kërkon sërish kohë për të ndaluar këto komisione.
“Komisioni për sterilizimin u mbajt peng për muaj me radhë. Është treguar haptazi se mazhoranca nuk i do këto komisione. Po bëhen gati dy jaë nga vendimi i Kuvendit, që në datën 21 mars, kur u vendos ngritja e këtij Komisioni dhe tani ngaqë nuk ndalej dhe nuk kishte më mundësi politike për ta ndalur, i janë drejtuar këtyre bizantinizmat për të të zvarritur proceset dhe për të humbur kohë për të mos hedhur dritë për tenderin në shëndetësi. Sot ishte shumë e rëndësishme sepse do të miratoheshin një mori kërkesash që u çohen institucioneve për informacion që është lënda e parë për hetimin që jep mundësi për të korreluar të dhënat”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Finlanda nënshkruan pakt 10-vjeçar të sigurisë me Ukrainën
“Më shumë armë Ukrainës”, SHBA dhe BE pranojnë se trupave po u mbarojnë municionet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *