“Vaskinimi selektiv”/ Tomorri sqaron “taktikën” e Ramës

Share

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me pretendimet se kryeministri Edi Rama ka si taktikë të qëllimshme vaksinimin selektiv të njerëzve për të fshehur faktin që nuk ka vaksina.

Sipas Tomorrit, kjo është taktikë paska foshnjore pasi asnjë qeveri në botë nuk ka siguruar vaksina për të gjithë. Më tej gazetari thekson se kjo ideja që personalitetet e meritojnë se kanë kontribute është edhe më marrezi teksa shkuran se ne nuk themi dot që jeta e një artisti kushton me shumë se jeta e një punëtori krahu.

“Kjo teza se njerezit s’duhet te merren me vaksinimin selektiv, pasi kjo eshte taktike e qellimshme e Rames per te fshehur faktin qe nuk ka vaksina eshte pak foshnjore. E para, asnje qeveri ne bote nuk ka siguruar vaksina per te gjithe. Kush me shume dhe kush me pak, te gjithe me mangesi jane. Hiq Izraelin dhe ndonje perjashtim tjeter. Por, asnje kryeminister ne bote nuk ka kellqe te dale dhe te thote publikisht se une do vaksinoj me perzgjedhje. Asnjeri. Madje nuk guxon as ta coje neper mend se e nxjerrin fishek nga zyra e kryeministrit brenda ores. Shkurt nje politikan qe guxon te artikuloje nje mendim te tille neper vendet normale, e mbyll perfundimisht karrieren, ja kane hedhur celesat ne det. Ndersa kjo ideja qe personalitetet e meritojne se kane kontribute etj etj eshte edhe me marrezi. Shoqerite e lira organizohen ne menyre te tille qe kontributet dhe aftesite shperblehen me te ardhura.
Nje sportist, aktor, muzikant fiton me shume para dhe ben nje jete me te mire se nje fermer. Ky eshte cmimi qe tregu i lire i ka vene aftesive dhe kontributeve. Por jetes nuk i ve dot cmim as tregu as ligji. Ne nuk themi dot qe jeta e nje artisti kushton me shume se jeta e nje punetori krahu.
Prandaj neper konventat e te drejtave te njeriut, neper Kushtetutat e te gjitha vendeve dhe neper librat fetare, shkruhet qe njerezit jane te gjithe te barabarte, pavaresisht rraces, etnise, besimit, aftesive dhe statusit shoqeror”, shkruan Tomorri./CNA.al


Share

Komente