Shpërndaje lajmin

Të qenit i shpërqendruar në timon është shkaku numër një i aksidenteve rrugore, sipas policisë në kantonin Vaud, e cila po shton kontrollet në anë të rrugës gjatë javëve të ardhshme në përpjekje për të nxjerrë mesazhin e tyre ‘kushtojini vëmendje’.
Vitin e kaluar, pati 596 aksidente rrugore në Vaud për shkak të shpërqendrimit të shoferëve, duke përfshirë 220 aksidente me të lënduar dhe 12 të tjera ku dikush ndërroi jetë.
Kjo është një rritje prej më shumë se 70 për qind e aksidenteve me fatalitet krahasuar me një vit më parë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Përdorimi i telefonave në timon është një nga shkaqet kryesore që shoferët të heqin sytë nga rruga.
Policia thotë se shkrimi i një mesazhi me tekst gjatë drejtimit të makinës rrit rrezikun e një aksidenti me pesë herë dhe është e barabartë me drejtimin me sy të mbyllur për katër deri në gjashtë sekonda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *