Vazhdohen marrëveshjet ndërkufitare mes Zvicrës dhe Francës

0
Shpërndaje lajmin

Marrëveshjet në lidhje me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksat e punonjësve ndërkufitarë nga Franca që janë ende duke punuar nga shtëpia do të skadojnë në 30 qershor.
Grupet që përfaqësojnë këta punëtorë i kanë bërë thirrje Bernës dhe Parisit që të rinovojnë marrëveshjen.
Pjesa e marrëveshjes që i përket sigurimeve shoqërore tashmë është shtyrë deri më 31 dhjetor 2022, thuhet në njoftimin e Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, marrëveshja në lidhje me taksimin nuk është zgjatur ende, me Sekretariatin Shtetëror për Financat Ndërkombëtare duke thënë se diskutimet për këtë çështje mes dy vendeve “janë ende në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *