Vazhdojnë sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë në veri

0
Shpërndaje lajmin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sërish sulmet ndaj mediave. 

Sipas njoftimit të AGK-së, vetura e mediumit online “Periskopi” është gjuajtur me plumba gjatë natës në Zveçan.

” Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba. Situata është përshkallëzuar, ndërsa sulmet në drejtim të mediave vetëm sa po intensifikohen tutje. Gazetarët vazhdojnë të raportojnë në kushte të rënda, ndërsa rreziku vazhdon të shtrihet në të gjitha komunat në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Ndëkrohë ekipi i “RTV21” është sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin “Car Lazar” të cilëve ua morën edhe pajisjet. 

“Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar. Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar. Ekipi ka njoftuar AGK-në, se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, njofton AGK. 

AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *