April 19, 2021

Vazhdon imunizimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës

Shpërndaje lajmin

Në Kukës të Shqipërisë ka vazhduar edhe sot vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Shqipëria vendosi të ofrojë vaksinim për punëtorët shëndetësorë pasi Kosova ende nuk ka siguruar doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në këtë fazë, Shqipëria do të imunizojë rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZeneca-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se kjo ndihmë do të vazhdojë, sapo ky vend të ketë furnizime të reja me vaksina.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *