Vazhdon kërkimi për gjetjen e 56 vjeçarit nga Vushtrria i zhdukur nga 9 shkurti

Share

Po vazhdon kërkimi për Driton Stranën, nga Vushtrria.

56 vjeçar është raportuar si i zhdukur nga data 9 shkurt.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka vizituar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës që po merren me kërkimin.

Tahiri i luti të gjithë qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen e Stranës.

“Sot kam vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së në krye me rreshterin e klasit të parë Safet Kelmemdi, që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti 2021”.

“FSK, Policia dhe Drejtoria komunale e emergjencave po bashkëpunojnë ngushtë dhe janë në kërkim të z. Driton Strana, ndërsa kushdo që ka informata për këtë qytetar, luten që të lajmërojnë Policinë e Kosovës”.


Share

Komente