Vazhdon numërimi në Shqipëri, prin PS me bashkitë e fituara
Bashkinë e Elbasanit e ka fituar Partia Socialiste me kandidatin Gledian Llatja, i cili mori 35061 vota apo 56.19%, duke lënë prapa kandidatin e Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçin, që mori 27340 vota apo 43.81%.
Kamëzën po ashtu e mori PS, me kandidatin Rakip Sulin që fitoi 60.35% të votave. Ai la pas kandidatin e Bashkë Fitojmë, Arjan Hoxha, që mori 35.33% dhe kandidatin e Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, që mori vetëm 4.32% të votave.
Rrogozhinën po ashtu e ka fituar Partia Socialiste me Edison Memolla me rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha. Memolla mori 5120 vota, ndërkohë Hoxha 5097.
Blerim Shera i PS-së e fitoi bindshëm bashkinë e Vorës me 73.52%. Ai la shumë prapa ku dërkandidatin e Bashkë Fitojmë, Indrit Hoxhën, që mori 3471 vota ose 26.48%.
Cërrikun po ashtu e fitoi PS me kandidatin Andis Salla me 71.20% të votave, la kështu shumë prapë kandidatin e Bashkë Fitojmë, Servet Duzha, që mori vetëm 28.80%.
Edhe në Librazhd triumfoi PS. Kandidati Mariglen Disha mori 74.45% të votave e kandidati i Bashkë Fitojmë, Shefki Çota, mori 25.55%.
Bukurosh Maçi i PS fitoi me 57.78% të votave Bashkinë e Peqinit. E Mustafa Pashaj i Bashkë Fitojmë mori 42.22% të votave.
Gramshin e mori kandidati i PS-së, Besion Ajazi, ngushtë me 52.67% të votave.
Me rezultat të ngushtë PS e fitoi edhe Belshin me 50.23% të votave.
PS mori edhe Lushnjën me 62.64% të votave që grumbulloi kandidatja e tyre Eriselda Sefa.
Kandidatja tjetër nga radhët e PS, Majlinda Bufi, fitoi Roskovecin me 52.52% të votave.
Bindshëm PS e fitoi edhe Vlorën me Ermal Dredhën që mori 70.55% të votave, duke lënë prapa kandidatin e Bashkë Fitojmë, Hysni Sharrën që mori 29.45%.
Oltion Çaçi i Partisë Socialiste mori Sarandën me 52.46% dhe la pas tre kandidatët e tjerë.
Delvinën e fitoi Besmir Veli i PS me 63.64%.
Konispolin e mori PS, me kandidatin Ergest Dule me 54.67%.
Erion Isai i PS triumfoi në Kolonjë me 64.28%.
Në Pustec, Partia Socialiste fitoi 64.95%.
Në Skrapar PS mori 55.84%, ndërsa në Poliçan triumfoi bindshëm me 78.87%.
Dukshëm përpara doli edhe në Bulqizë me kandidaten Festime Mjeshtri që fitoi 60.27%.
Klosin po ashtu e mori PS me 56.07%.
Partia Socialiste e mposhti kandidatin e Bashkë Fitojmë edhe në Tropojë, duke e thyre bastionin e Sali Berishës. Rexh Byberi fitoi me 51.25%.
Bindshëm PS e fitoi Dropullin me 81. 25% dhe Tepelenën me 82.67%.
Partia Socialiste triumfoi edhe në Libohovë me 52.64%.
Ndërkaq, koalicioni Bashkë Fitojmë mori shtatë bashki.
Himarën e fitoi kandidati i Bashkë Fitojmë Ferdi Beleri i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për blerje votash. Ai mori 50.12% të votave duke lënë pas kandidatin e PS-së Jorgo Goro me 49.88%.
Koalicioni fitoi edhe në Has me 55.98%, duke e mposhtur kandidatin e PS-së.
Ngushtë e fitoi edhe Memaliaj me 52.75% dhe Mirditën me 55.19%. Në Fushë Arrëz fitoi me 58.99%.