December 3, 2021

Vazhdon “telenovela” Mourinho-Xhaka, dyshja të destinuar për të qenë bashkë

Shpërndaje lajmin

Merkatoja e verës ishte shumë e “nxehtë” sa i përket Granit Xhakës. Mesfushori shqiptarë ishte në listën e preferencave të trajnerit të Romë, Jose Mourinho, ku ky i fundit e kërkonte me çdo kusht shqiptarin në skuadër për t’i besuar kështu çelësat e mesfushës së “verdh e kuqve”.

Shuma e kartonit të Xhakës ishte pengesa e vetme, që duket se në merkaton dimërore mund të arrihet tek marrëveshja mes palëve, për transferimin e lojtarit në Itali.

Sipas asaj që transmetojnë mediat angleze por edhe ato italiane, “telenovela” Mourinho-Xhaka do të vazhdojë edhe në merkaton e dimrit, por këtë herë protagonistët shpresojnë në një fund të lumtur mes tyre, teksa Xhaka vazhdon të jetë ne krye të listët së dëshirave të Joses. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *