‘Vdekja e 31-vjeçarit’, Ballanca: Komisariati i monitoruar me kamera sigurie

Shpërndaje lajmin

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se ambienti në Komisariatin e Kavajës ku u gjend i pajetë 31-vjeçari Ilvi Meta mbrëmjen e së mërkurës, është i monituruar me kamera.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Ballanca u shpreh se kamerat vërtetojnë se kush ka hyrë dhe ka dalë nga ambientet e komisariatit.
“Çdo pamje për personat që kanë hyrë ose kanë dalë në atë dhomë ku ka ndodhet krimi, është e xhiruar në kamera. Kemi një përmirësim në Komisariatin e Kavajës. I vetmi përmirësim që është kryer në kushtet e tij, është që korridori i dhomave të sigurisë është i mbikëqyrur me kamera. Kamerat e korridorit të dhomave të sigurisë vërtetojnë kush ka hyrë dhe kush ka dalë. Kur ka hyrë djali, kur ka hyrë ka pasur apo jo shenja, ka qenë apo jo i prangosur”, tha Avokatja e Popullit.
Ajo shtoi se është përgjegjësi e institucioneve shtetërore që një person i cili ndodhet brenda ambienteve të një komisariati, të mbahet i paprekur dhe i pacënuar.
Ditën e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi se 31-vjeçari dha fund jetës në Komisariatin e Kavajës, duke varur veten.

Në një njoftim zyrtar për ngjarjen policia sqaroi se Ilvi Meta ishte ndaluar ditën e djeshme, pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij  masën e sigurisë “arrest në burg”, për vjedhje.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga Policia në orët e para të mëngjesit të së enjtes 3 punonjës të policisë së Kavajës.

LEXONI GJITHASHTU

Avokatja e Popullit: Komisariati i Kavajës nuk ka mjek
Ekskluzive/ Pamjet nga dhoma e sigurisë ku humbi jetën Ilvi Meta
‘Ekspertiza nuk ka firmosur që ka vrarë veten’, flasin familjarët e 31-vjeçarit

Leave a Reply

Your email address will not be published.