Vdekja e nënës dhe djalit në Pejë, kreu i komunës: Jam i tronditur, situatë e rëndë

0
Shpërndaje lajmin

PEJË- Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri u shpreh i tronditur me rastin tragjik që ndodhi në Pejë, ku dy persona, nënë dhe bir,  humbën jetën si pasojë e vërshimeve të së shtunës.
Muhaxheri shprehu ngushëllime për vdekjen e nënës dhe të fëmijës. Ai tha se situata në qytetin e Pejës është e rëndë, ndaj apeloi për më shumë ndohmë në tejkalimin e saj
“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore.”, shkroi Muhaxheri në Facebook.
Ai shtoi se ekipet janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet e ujërave.
Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u  gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *