Vdekja e Raphael Dwamena/ Prokuroria e Durrësit nis hetimet, merr në pyetje mjekët e ekipit të Egnatias

0
Shpërndaje lajmin

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet kryesisht për ngjarjen e së shtunës, ku humbi jetën sulmuesi i ekipit të Egnatias Raphael Dwamena. Ai humbi ndjenjat në fushë në sfidën kundër Partizanit.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se janë marrë në pyetje edhe mjekët e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë. Trupi pajetë i futbollistit ganez ndodhet në Tiranë dhe i është nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *